Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Maj 2019, 20:08

'Sa turp një mesazh i tillë nga ana jote', ndjekësit i kthehen keq Jul Dedës

"Prapë kanë dalë në rrugë ata që duan të martohen burrë me burrë? Ikni nga Tirana sot", ishte postimi që aktori Jul Deda bëri ditën e sotme pasi në kryeqytet u zhvillua parada kundër hom,ofobisë.

Ky postim i Julit ngjalli komente e kritika të shumta ku një prej ndjekësve i shkruante aktorit: "Sa turp të shohësh një mesazh të tillë nga ana jote Jul! Dhe sidomos kur shoh përgjigjet që shkruajnë nga ana tjetër. Nuk janë këto problemet e botës, hapni sytë. Duhet të keni frikë nga njerëzit që komentojnë me këtë lloj injorance dhe këtë lloj agresiviteti. Jam pa fjalë dhe e hidhëruar".

"Mos u hidhero, ky eshte mendimi im dhe zakonisht nuk kam turp nga mendimet e mia", ja ktheu Juli.

"Po të kishe qenë në Amerikë do të kishte marrë fund si karriera, si njeri plak", "Ata janë njerëz si unë edhe ti. Askush nuk ka të drejtë të gjykojë se me kë ndan kënaqësitë, shtratin apo jetën tjetri", ishin disa komente të tjera në postimin e aktorit.