Të hënën do të jetë një puntatë speciale në "Piter Pan", pasi do të jetë i ftuar një nga gazetarët më të njohur italian, Gabriele Parpiglia. Këtë e ka bërë të ditur vetë Alketa e cila aktualisht ndodhet në Itali nga ku ka postuar një foto nga treni Milano-Romë duke lexuar një revistë.

"I ftuar kete te hene nje nga gazetaret me te famshem ne Itali krahu i djathte i Alfo Signorini dhe Chi Magazine. Autor i formateve 'Maurizio Costanzo Show, Grande Fratello Vip, L’isola dei Famosi, Verissimo etj', autor i disa librave! Do te na zbuloje detaje vertete interesante qe ju interesojne edhe gazetareve te vegjel ne panel! Por edhe ca gjera me spec nuk do rri pa ja pyetur vete perpara hyrjes se femijeve per ceshtjen me te diskutuar te koheve te fundit ne showbizin italian, nje fiction i cuditshem per nje martese qe su be kurre dhe qe do te ndodhte ne 'Ishullin e Kurrkundit', shkruan Alketa.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Gabriele me një postim në Instastory.










