Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Maj 2019, 13:01

Nënë për herë të 4, Ariana Fejzullahu tregon barkun e rrumbullakosur

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, do të bëhen prindër për herë të katërt. 

Vetëm disa javë më parë, Ermali e konfirmoi publikisht këtë lajm ndërsa ditën e sotme, bashkëshortja e tij ka treguar për herë të parë barkun e rrumbullakosur.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku ka pozuar me njërën dorë mbi bark dhe burime pranë çiftit kanë treguar se fëmija që Ariana po pret është vajzë.