Ditën e djeshme, reperi Fero u përfshi në një sherr në qytetin e Prishtinës së bashku me menaxherin e tij, Met Elshanin dhe lajmi u përhap me shpejtësi kudo në media.

Pas ngjarjes së bujshme, reperi ka gjetur qetësi tek partnerja e tij, Arbenita, e cila ka shprehur publikisht lutjet e saj për Feron.

"I drejtoj duart për lutje për lumturinë tënde", shkruan modelja duke treguar publikisht se është kokë e këmbë e dashuruar pas tij.

Gjithashtu edhe Fero publikoi në Instastoryn e tij një foto me Arbenitën, duke treguar se po qëndrojnë së bashku.







