Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Maj 2019, 11:11

5 muaj pas ndarjes, Stine flet për romancën e re

Në dhjetor të vitit që lamë pas, këngëtari i njohur Stine lajmëroi nëpërmjet një fotoje në profilin e tij në Instagram se ai dhe partnerja, Graciela, i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Stine u shpreh se ata do të mund të funksiononin më mirë pa njëri-tjetrin dhe kanë ruajtur respekt mes tyre, duke u takuar shpesh për shkak të vajzës, Estias.

I ftuar së fundmi në emisionin "Late Night Show" të Kastro Zizos, Stine foli për ndarjen, duke treguar se ai dhe Graciela shkojnë shumë mirë dhe të bijën ka mundësinë t'a takojë çdo ditë.

"Më mirë të ndahesh dhe të mos shohë vajza situata çdo ditë sesa të rrish bashkë për hir të vajzës dhe vajza të shohë trauma aty përditë."- u shpreh këngëtari.

I pyetur nga Kastro nëse ka nisur ndonjë romancë të re, Stine tregoi se tashmë i është përkushtuar vetëm punës dhe nuk ka kohë për romanca.

"Fokusim vetëm tek puna. Puna është romanca më e bukur. Nuk kam as edhe një romancë, jam vetëm tek puna. Po të merrem me fermat unë, nuk punoj dot. Do ngeli albumi prap pa dalë."- tregoi ai.