Ditën e sotme, djali i moderatorit të njohur të ekranit, Ardit Gjebreas, feston ditëlindjen e tij. Mirëpo, kjo ditë e ka gjendur larg familjes dhe vendit të tij, ndaj Arditi ka bërë urimin e veçantë për të birin në profilin e tij në Instagram.

Ai ka publikuar një foto me Jonin, duke shprehur dëshirën që të paktën vetëm këtë ditë të veçantë për ta, t'a kishte djalin pranë.

"Sikur Boston vetëm të paktën për 24 orë të ishte Durres, sa të kalonim bashkë ditën e shenjtë për ne, ditëlindjen tënde.Të duam shumë!"- shkruan Gjebrea krahas postimit të tij.







