Prej disa javësh në media po qarkullon lajmi se Era Istrefi është në një marrëdhënie me këngëtarin e famshëm britanik, Julian Perretën.

Ata janë parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe vëmendjen e publikut e kanë tërhequr edhe komentet e shumta në Instagram, ku Perreta i ka shprehur hapur pëlqimin këngëtares shqiptare.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme Era e ka kaluar në shoqërinë e këngëtarit britanik duke festuar në një club nate dhe ka ndarë me ndjekësit disa video në Instastory, ku ka etiketuar edhe Julian Perretën.










