Nga Shqipëria / E Premte 17 Maj 2019, 23:11

Këshilltarja e Ministrisë së Jashtme bëhet nënë, i vendos djalit emër shumë të veçantë

Këshilltarja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Refiqe Tërnava është bërë sot nënë. Refiqe ka sjellë në jetë një djalë të cilit i ka vendosur emër shumë të veçantë.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë këshilltarja me anë të një fotoje të postuar në Story të Facebook, ku tregon vogëlushin Atik të cilit ja ka mbuluar portretin.

"Mirë se erdhe në jetën time bebi Atik", shkruan Refiqe Tërnava.

Atik është emër arab dhe përmendet disa herë në ajetet kuranore. I sinqertë, krijues, aktiv, kompetent dhe i lumtur janë fjalët me të cilat përshkruhet ky emër.

Kujtojmë që Refiqe Tërnava është nënë edhe e një djali tjetër i cili po ashtu ka emër të veçantë, Nuajm.

Refiqe dikur ka kandiduar për deputete. Ajo është vajza e kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava./Xing.al