Nga Shqipëria / E Premte 17 Maj 2019, 22:10

'Kështu dukem pa fotoshop', Bebe Rexha sapo ja futi te gjitheve

Ndodh shpesh të shohim një foto në Instagram dhe të na lënë gojëhapur format perfekte, trupi i nxirë, barku i sheshtë, pa e ditur se pas kësaj fotoje fshihen dhjetëra aplikacione që të shndërrojnë në atë që nuk je. Fenomeni i fotoshopimit të fotove është tashmë kaq i përhapur, sa Bebe Rexha ka vendosur të rebelohet e të dalë kundër standarteve të bukurisë me një foto të vetën mebikini.

Bebe shkruan se ajo mund të fotoshoponte barkun, këmbët, por nuk e bëri sepse nuk i intereson fare ç'do thotë bota.

"Ndoshta duhet të kisha fotoshopuar barkun që ta bëja të dukej i sheshtë. Ndoshta duhet të kisha fotoshopuar këmbët që të dukeshin më të holla. Ndoshta duhet ta kisha bërë veten të dukesha më e gjatë, por nuk e bëra. Shoqëria mund të të tjetërsojë. Ja si duket një grua pa fotoshop në Instagram", shkruan Bebe.