Nga Shqipëria / E Premte 17 Maj 2019, 19:07

Pas ngjarjes së bujshme në Prishtinë, zbulohet gjendja e menaxherit të Feros

Bëri bujë ditën e sotme në media lajmi se menaxheri i 'On Records' dhe Fero ishin përfshirë në një sherr ku dhe Met Elshani mbeti i p.la.go.sur. Ai u dërgua menjëherë në s.pit.al, ndërkohë që pak më parë ka folur dhe për mediat duke treguar se nuk i ka parë autorët.

“Kanë  qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë s.ulm.uar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, ka thënë në një prononcim për ‘Insajder.com’ Met Elshani.

Ndërkohë është mësuar se deri tani janë ar.re.st.uar katër persona, emrat e të cilëve janë bërë publik: Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi 22 vjeçar, Shpetim Cakiqi 20 vjeçar dhe GJ.B 43 vjeçar.

Burimi:Insajder.com