Me siguri të gjithë e mbani mend telenovelën "E shëmtuara Beti" që u transmetua në vitin 2005 në Top Channel e që pati shumë sukses. Në telenovelë flitet për një vajzë të shëmtuar, por inteligjente, sekretare e një firme mode.

Beti është rikthyer me një sezon të ri që po transmetohet aktualisht në kanalin spanjoll Telemundo. "Beti në New York" quhet seriali i ri, ku protagoniste kryesore është një tjetër aktore.

Aktorja Elyfer Torres po merr famë të madhe nga ky serial dhe ndonëse në serial është shndërruar në një vajzë jo shumë simpatike, në realitet ajo është një super yll siç e shikoni edhe në fotot e mëposhtme.

Pritet që së shpejti ky serial të transmetohet edhe në Shqipëri./Xing.al









