Nga Shqipëria / E Premte 17 Maj 2019, 18:06

Na e ka mbajtur të fshehtë, Capital T kapet mat me të dashurën

Capital T është një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga vajzat dhe jeta e tij private ka qenë gjithmonë në vëmendje të mediave. Ai gjithmonë ka qenë i rezervuar dhe rrallëherë është përfolur për ndonjë lidhje.

Mirëpo, së fundmi reperi është kapur mat me një vajzë misterioze që mendohet të jetë partnerja e tij. Në një foto të siguruar ditën e sotme nga ‘arbresh.info’ Capital T shihet duke shëtitur me makinën e tij luksoze teksa në sediljen pranë tij qëndron një vajzë brune.

Në foto dyshja shihet duke qeshur. Ndërkohë që identiteti i saj nuk dihet, mendohet se ajo mund të jetë e dashura e reperit të famshëm.