Nga Shqipëria / E Premte 17 Maj 2019, 17:05

Shqipëria shkon në finalen e 'Mister Europe', njihuni me modelin që na përfaqëson

Shqipëria është kualifikuar në finalen e "Mister Europe 2019", me përfaqësues Devis Huqi. Devis është zgjedhur ndër 6 finalistët që do të marrin pjesë në finalen e datës 26 qershor në Paris, Francë. 

I riu është bërë pjesë e agjencisë së njohur italiane të modelingut, Gio Monte Models dhe pritet që të realizojë projekte për marka të njohura italiane. 

Ne finalen e madhe, përveç Shqipërisë do të garojnë përfaqësuesit e Francës, Austrisë, Belgjikës, Italisë dhe Suedisë.

Fituesi i "Mister Europe" do të përzgjidhet me votat e jurisë profesioniste.