Së fundmi është përfolur se aktori i cili luan rolin e "Ertugrul", Engin Altan Duzyatan dhe Burak Ozçivit nuk i kanë marrëdhëniet mirë e madje nuk i flasin njëri-tjetrit.

U përfol gjithashtu se Engin do largohet nga "Ertugrul", por aktori i mohoi lajmet dhe tha se do vazhdonte të ishte pjesë e kastit. Ndërkohë Burak nuk pranoi të ishte pjesë e të njëjtit serial me Enginin.

Në këtë mënyrë producentët kanë vendosur që rolin e pasardhësit të "Ertugrul" t'ja japin Burakut i cili do të luajë Osman Gazin.

Në 29 maj në Turqi do të transmetohet episodi final i këtij sezoni dhe në vjeshtë do të nisë sezoni i ri me në rol kryesor Burak Ozçivit.








