Nga Shqipëria / E Premte 17 Maj 2019, 13:01

‘Është diçka normale’, Roberti flet për herë të parë për ndarjen nga Nora Istrefi

I ftuar këtë mëngjes në emisionin “Gjesi”, ishte këngëtari i njohur Robert Berisha, i cili ndër të tjera është pyetur edhe në lidhje me lajmet që qarkullojnë shpesh në portale për ndarjen e tij me Nora Istrefin.

Roberti ka pranuar se edhe nëse ndodh, kjo është diçka normale që duhet të pranohet. Megjithatë, ai ka sqaruar për herë të parë se asgjë nuk është e vërtetë.

“Nëse ka diçka të vërtetë, shumë shpejt merret vesh. Edhe është diçka normale edhe nëse është e vërtetë. Është shumë gjë normale.”- është shprehur këngëtari.

“Për t’i qetësuar të gjithë, s’ka asgjë të vërtetë në ato që po shkruhen, apo jo?”- e pyet moderatorja.

“Jo jo, shëndoshë e mirë, çdo send është në rregull.”- është përgjigjur Roberti.- “A e ke parë, të këqijat merren vesh shpejt, të mirat s’i besojnë njerëzit.”- ka thënë ai.