Nga Shqipëria / E Premte 17 Maj 2019, 13:01

10 ditë pasi u bënë prindër, Meghan dhe Harry largohen me urgjencë nga shtëpia

Më datën 6 të këtij muaji, dukesha e Sussex, Meghan Markle, solli në jetë fëmijën e saj të parë dhe Princ Harry-t, të cilin e pagëzuan me emrin Archie Harrison.

Mirëpo, vetëm disa ditë pasi morën të voglin në shtëpi, mediat e huaja kanë bërë të ditur se paparacët nuk e kanë lënë çiftin mbretëror të ketë privatësi.

Ata kanë fluturuar me helikopter pranë shtëpisë së Meghan dhe Harry-t duke filmuar kuzhinën, dhomën e ndenjes dhe dhomën e gjumit. Ky veprim ka bërë që çifti me të birin të largohen menjëherë nga rezidenca e tyre dhe ende nuk është bërë e ditur se ku po qëndrojnë aktualisht.