Vogëlushja e çiftit të njohur të showbizit, Robert Berishës dhe Nora Istrefit, ka festuar 4-vjetorin e saj të lindjes. Dy këngëtarët organizuan për Reneen një festë të madhe me fëmijë, fotot e të cilës Nora i ndau me ndjekësit në Instagram.

Në pozat e shumta të publikuara, bie në sy dhurata e veçantë që Roberti dhe Nora i kanë bërë të voglës. Pothuajse të gjithë fëmijët kërkojnë lodra në ditëlindjen e tyre, mirëpo mesa duket, Renee ka bërë kërkesën e pazakontë.

Ajo ka marrë një papagall, të cilin e kishin vendosur në kafaz dhe të gjithë fëmijët në festë kanë pozuar pranë tij, ndërsa Renee ka tentuar t'a prekë papagallin në momentin kur është shkrepur foto.







