Mbrëmjen e kaluar, performanca madhështore e Jonida Maliqit me këngën "Ktheju tokës", arriti ta kualifikojë Shqipërinë në natën finale që do të mbahet këtë të shtunë.

E lumtur nga kjo arritje, Jonida ka ndarë me ndjekësit në Instagram momentin e kualifikimit dhe ka dhënë për ta mesazhin më të bukur, duke u shprehur se tashmë ndihet fituese.

"Shqiponja prek qiellin, syte dhe kembet rikthen gjithmone ne toke!! Nuk kam heshtur asnje moment ne kete rrugetim, edhe kur degjoja ne kor fansat europiane qe kendonin shqip #Kthejutokes, edhe kur me nisnin nga Tirana lajme nga me te çuditshmet! Une bera dje ate per te cilen marre fryme, per te cilen edhe erdha ne kete skene: Kendova!! Jam emocionuar si kurre me pare me 3 minutat e mia dhe te Shqiperise, akoma me shume kur degjova: Albania! Po jetoj endrren time, mbeshtetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjes!! Jemi ne finale, por tashme une mendoj se kemi fituar, jo vetem me kualifikimin por edhe me njeri-tjetrin! U beme bashke si kurre me pare dhe une per kete ju jam pafund mirenjohese!!! Ju dua shume, shihemi ne finale"- shkruan Jonida krahas videos.
View this post on Instagram











