Nga Shqipëria / E Premte 17 Maj 2019, 12:12

Zbulohet renditja: Ja kur do të performojë Jonida në finalen e 'Eurovision'

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja Jonida Maliqi shkëlqeu me performancën e saj madhështore gjatë "Eurovision", ku arriti të kualifikohej në natën finale që do të mbahet këtë të shtunë.

Faqja zyrtare e "Eurovision" në Instagram ka bërë publike listën e konkurrentëve dhe renditjen sipas të cilës do të performojnë në skenë. Këngëtarja shqiptare do të jetë e dyta në rradhë që do të përfaqësojë Shqipërinë në natën finale të Eurovision.

Më poshtë është renditja e shteteve të kualifikuara sipas rendit të performancës në festival.

1. Malta 
2. Shqipëria 
3. Republika Ceke 
4. Gjermania 
5. Rusia 
6. Danimarka 
7. San Marino 
8. Maqedonia e Veriut 
9. Suedia 
10. Sllovenia 
11 Qipro 
12. Holanda 
13. Greqia 
14. Izraeli 
15. Norvegjia 
16. Anglia
17. Islanda 
18. Estonia 
19. Bjellorusia 
20. Azerbajxhani 
21. Franca 
22. Italia 
23. Serbia 
24. Zvicra 
25. Australia 
26. Spanja