Ditën e sotme, moderatorja bukuroshe e ekranit shqiptar, Marina Vjollca, feston ditëlindjen.

Që në minutat e para sapo ka hyrë mesnata, ajo është surprizuar në rrjete sociale nga urimi publik i dy personave të saj më të afërt, bashkëshortit dhe motrës së saj, Luanës.

Ishte Getoari ai që shkroi i pari "Ditëlindja jote është rilindje për mua.. Gëzuar e shtrenjta ime!", krah një fotoje të Marinës, ndërsa Luana publikoi një video me të motrën.

"Gëzuar ditëlindjen gjysma ime. Dashuria ime e përjetshme. Ti e di që pa ty s'do isha asgjë."- shkruan ajo për të motrën.

View this post on Instagram





