Nga Shqipëria / E Enjte 16 Maj 2019, 22:10

Uau: Shqiponja shfaqet në skenën Eurovision gjatë performancës së Jonidës

Jonida Maliqi e elektrizoi skenën e Eurovision mbrëmjen e sotme, në natën e dytë gjysmëfinale. Jonida këndoi 14-ta dhe dhuroi një performancë mbreslënëse.

Këngëtarja këndoi e rrethuar nga dritat kuq e zi dhe meszjarresh. Në pak sekonda u shfaq edhe shqiponja ndërsa pas saj foleja me disa kërcimtarë.

Jonida u shfaq e veshur me fustanin e zi me filigranë ari dhe që përfaqëson më së miri etnikën shqiptare.

Në fund të performancës këngëtarja falenderoi në gjuhën angleze, shqipe dhe në atë hebraike.