Po mbahet mbrëmjen e sotme në Tel Aviv, nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision. Shqipëria ishte e 14-ta në rradhë dhe Jonida Maliqi e elektrizoi skenën dhe na rrënqethi me performancën e saj.

Këngëtarja dukej si një mbretëreshë ilire e veshur me fustanin e zi me filigranë ari dhe që përfaqëson më së miri etnikën shqiptare.

Skenografia ishte gjithashtu një mrekulli më vete me drita kuq e zi ndërsa Jonida qëndronte në mes të një rrethizjarri.

Në fund të performancës këngëtarja falenderoi në gjuhën angleze, shqipe dhe në atë hebraike.















