Nga Shqipëria / E Enjte 16 Maj 2019, 21:09

Rikthehet fuqishëm Kida, sjell super bashkëpunimin me reperin e njohur

Me siguri ju ka marrë malli për Kidën, por këngëtarja sot ka dhënë lajmin e bukur se po rikthehet me një këngë të re që do vijë në bashkëpunim. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar dhe pas largimit nga "OnRecords", Kida nuk kishte sjellë ndonjë projekt të ri, por tashmë ka ardhur koha për t'u rikthyer.

Kida ka bërë të ditur se për projektin e ri muzikor ka bashkëpunuar me Lyrical Son.

Në foton e shkëputur nga videoklipi Kida dhe Lyrical Son shfaqen të veshura me ngjyra e të rrethuar me lule.

Kënga mban titullin "Deja Vu" dhe pritet të publikohet së shpejti.