Nga Shqipëria / E Enjte 16 Maj 2019, 17:05

Uau: '2 gisht mjaltë' bëhet pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë

Filmi "2 gisht mjaltë" me skenar të Ermal Mamaqit dhe Besnik Mustafait, si dhe regji të Emir Khalilzadeh, është filmi i parë shqiptar që po bën namin në kinematë shqiptare dhe jo vetëm, duke thyer rekorde shitjesh në historinë e kinemasë shqiptare, me 190 mijë bileta të shitura.

Pas suksesit në Zvicër, "2 gisht mjaltë" do të dalë në kinematë e Gjermanisë dhe Austrisë në datën 23 maj, ndërsa Ermal Mamaqi ka treguar në profilin e tij në Instagram se filmi tashmë ka vendin e tij edhe në Festivalin e Filmit në Kanë.

Aktori ka vendosur posterin e "2 gisht mjaltë" pranë posterave të filmave të tjerë, duke i bërë një promovim të mirë prodhimit më të suksesshëm kinemoatografik shqiptar.