Lajmi se Fero dhe Arbenita i kanë dhënë fund lidhjes së tyre gati 1-vjeçare po bën bujë ditën e sotme. Ishte Fero që e dha lajmin e ndarjes së tyre me një postim në Instagram ku shkruante se tashmë është beqar. "Çkemi vajza tani e tutje jam beqar", shkruante Fero duke fshirë edhe të gjitha fotot që kishte me modelen.

Por në fakt e gjithë kjo është vetëm reklamë për këngën e re që Fero do të publikojë së shpejti. Postimi i reperit për ndarjen është pjesë e tekstit të këngës së tij të re. Prej disa ditësh Fero ka postuar disa pjesë nga ky tekst, ku kujtojmë edhe një status në të cilin shkruante: "Mfal qe per shen valentin kom harru met ble, së shpejti".

Që ndarja e tyre nuk është e vërtet, e vërteton edhe postimi i Arbenitës e cila menjëherë pas deklaratës së Feros, postoi një emoji duke qeshur.

Ndërkohë që Fero i ka fshirë fotot me të, Arbenita i ka ende në profilin e saj duke treguar kështu se janë ende bashkë.








