Nga Shqipëria / E Enjte 16 Maj 2019, 16:04

Balerina e 'Tv Klan' bëhet nënë, zgjedh emrin e veçantë për të birin

Balerina e njohur e Tv Klan, Albana Dapi, ka ndarë pak më parë me ndjekësit e saj në Instagram lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka publikuar në profilin e saj një foto ku shfaqet me të voglin në krahë, të cilit ka preferuar të mos ia zbulojë fytyrën, ndërsa krahas postimit ka bërë të ditur ditën e lindjes, më datën 6 të këtij muaji.

"Mirë se erdhe Laos"- shkruan Albana krahas fotos së ëmbël, duke bërë të ditur për ndjekësit edhe emrin me të cilin e ka pagëzuar të voglin.