Vetëm pak orë na ndajnë nga nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision, ku Shqipëria do të këndojë e 14-a në rradhë. 14 është edhe kodi me të cilën shqiptarët jashtë Shqipërisë mund të votojnë për ta çuar Jonidën në finale.

Me anë të një postimi në Instagram, Jonida ka kërkuar mbështetje dhe i ka falenderuar të gjithë publikun që e ka përkrahur.

"Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshem qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat", shkruan Jonida.







