Nga Shqipëria / E Enjte 16 Maj 2019, 13:01

Del e vërteta sheshit, ja shkaku që Meghan dhe ish-burri i dhanë fund martesës

Meghan Markle që pas martesës me Princ Harryn është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar në mediat e huaja. Një javë më parë ajo dhe Princi u bënë prindër për herë të parë të një djali që i vendosën emrin e veçantë Archie.

Mirëpo, menjëherë pas lindjes së saj në vëmendje të mediave ka ardhur sërish ish-bashkëshorti i Meghan i cili vetëm pak ditë më parë u martua në një ceremoni madhështore.

Ditën e sotme, mediat e huaja kanë zbuluar shkakun se përse Meghan dhe producenti amerikan, Trevor Engelson, i dhanë fund martesë së tyre. Ata u martuan në Xhamajika në një dasmë madhështore që zgjati 4 ditë, mirëpo 2 vjet pas saj u divorcuan.

Reporteri mbretëror, Ashley Pierson, ka rrëfyer në dokumentarin “Meghan Markle: Movies, Marriage & Motherhood” se Meghan dhe Trevor qëndruan bashkë për 7 vite dhe martesa e tyre zgjati vetëm 2.

“Problemi me martesën e tyre ishte distanca. Sapo u martuan, Meghan nisi përfshirjen në serialin “Suits” dhe teksa ajo gjendej në Toronto, ai jetonte në Los Angeles. Marrëdhënie thjesht nuk zgjati.”, ka rrëfyer ai, ndërkohë që siç dihet tashmë Meghan ka hequr dorë përfundimisht nga aktrimi.