Ditën e sotme, reperi Fero nëpërmjet një postimi lajmëroi se ai dhe Arbenita i kishin dhënë fund lidhjes dhe se tashmë ai ishte beqar. “Ç’kemi vajza që tani e tutje unë jam sërish beqar”, shkruante ai ndërkohë që kishte fshirë të gjitha fotografitë me Arbenitën në llogarinë e tij në Instagram.

Ndërkohë, Arbenita reagoi pak minuta më vonë duke publikuar në ‘Instastory’ vetëm një emoji të qeshure dhe duke bërë konfuz fansat.

Mirëpo, ajo menjëherë e ka fshirë postimin nga 'Instastory' dhe në profilin e saj vihet re se modelja ka marrë vendimin drastik dhe ka fshirë të gjitha fotot dhe postimet që ka pasur me Feron dhe ka lënë vetëm dy prej tyre.









