Reperi i njohur Ledri Vula është një ndër emrat më të komentuar të showbizit, i cili shpeshherë ka ardhur në qendër të vëmendjes së mediave rozë për lidhjen e tij me bukuroshen Sara Hoxha.

Sara është mikeshë e mirë e këngëtares Dhurata Dora, e cila ka publikuar në Instastory disa video ku shfaqet me Sarën në makinë.

Dy vajzat shijojnë udhëtimin teksa dëgjojnë muzikë dhe janë veshur njësoj, ndërsa partnerja e Ledrit ka nisur të këndojë rep. Ajo e ka filmuar veten ndërsa këndon një pjesë të këngës, duke lënë të kuptohet se edhe ajo, ashtu si i dashuri, është e apasionuar pas kësaj rryme muzikore.
Dhurata Dora & Sara Hoxha from X on Vimeo.







