Prej disa ditësh po bën bujë të madhe në media rasti i reperes Loredana Zefi dhe çiftit zviceran, rast i cili pritet të zbardhet sa më shpejt.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar reperen dhe herë pas here mediat zvicerane e kanë thumbuar në shkrimet e tyre, mirëpo duket se Loredana nuk ndikohet aspak nga këto lajme.

Ajo ka vazhduar jetën normalisht, duke realizuar xhirimet e klipit të saj më të ri, si dhe pak më parë ka treguar në Instastory se ishte duke kaluar kohë me të voglën e saj, Hanën, e cila ka ngjashmëri të madhe me të atin.










