Nga Shqipëria / E Enjte 16 Maj 2019, 11:11

Selena i mori të dashurin 2 vite më parë, sot Bella bën veprimin shokues ndaj saj

Dy vite më parë në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se reperi The Weeknd i kishte dhënë fund lidhjes me supermodelen Bella Hadid dhe ishte lidhur me këngëtaren Selena Gomez. Dyshja u kapën mat duke u puthur teksa menjëherë pas kësaj fotoje Bella e hoqi nga Instagrami Selenën.

Por siç dihet tashmë prej një viti, Bella dhe The Weeknd janë rikthyer bashkë dhe madje po bashkëjetojnë dhe po përflitet se do të martohen. Ribashkimin e tyre Selena nuk e mori aspak mirë dhe kjo e tregoi dhe gjendja e saj emocionale e muajve të fundit.

Por siç duket, armiqësia mes Bellës dhe Selenës ka marrë fund. Së fundmi, modelja ka habitur të gjithë fansat me veprimin e saj të fundit në Instagram. Ajo ka pëlqyer një foto të Selenës në në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës duke treguar kështu se tashmë këngëtarja nuk përbën një rrezik për lidhjen e saj me reperin.