Nga Shqipëria / E Enjte 16 Maj 2019, 10:10

4 muaj pasi u bë baba, këngëtari shqiptar publikon fotot e ëmbla me binjakët

Në muajin janar të këtij viti këngëtari i njohur shqiptar i hitit "Nuk e meriton", Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona u bënë prindër për herë të dytë. Egzona solli në jetë dy fëmijë binjakë, një djalë dhe një vajzë.

Ndonëse kanë kaluar 4 muaj, Albatriti zgjodhi që të mos publikonte shumë foto me vogëlushët. Mirëpo, duke qenë se ata mbushin së fundmi 4 muaj, këngëtari ka publikuar disa foto ku duket qartë portreti i dy bebushave.

Fotot e adhurueshme janë pëlqyer shumë nga fansat dhe janë komentuar gjatë. Ndërkohë kujtojmë që Albatriti dhe Egzona janë prindër dhe të një vajze që quhet Amelia.