Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Maj 2019, 16:04

Njihuni me bukuroshen shqiptare që do të përfaqësojë Australinë në 'Miss World'

Të shumta janë vajzat shqiptare që me bukurinë e tyre kanë zënë faqet e para të revistave botërore apo kanë marrë çmime të rëndësishme në kompeticione të ndryshme bukurie.

Një ndër to është bukuroshja shqiptare Klea Hanson, e cila do të përfaqësojë Australinë në "Miss World 2019". Këtë lajm e ka bërë të ditur në profilin e tij në Instagram gazetari Olti Curri.

Klea është shpallur "Miss Australia e Jugut" si dhe "Miss Malsia 2016-2017".