Disa ditë më parë, këngëtarja e njohur Morena Taraku dha lajmin e bukur se ishte bërë hallë për herë të parë.
"Lumturia është të bëhesh hallë. Mirëseerdhe në këtë botë Alk Taraku"- shkruante këngëtarja krahas postimit.

Nipin e saj, Alkun, Morena e ka mbuluar me dhurata, të cilat i ka ndarë edhe me ndjekësit në Instastory.

Ajo i ka dhuruar të voglit një medaljon floriri me shkronjën "A" të gdhendur, si dhe një garderobë plot me veshje të ngjyrave të ndryshme, ndërsa krahas postimit ka vendosur emrin e tij.










