Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Maj 2019, 12:12

Pas lajmit të bujshëm, zviceranët i bëjnë atë që s’pritej Loredanës

Mediat zvicerane prej ditësh tashmë e kanë kthyer vëmendjen e tyre nga reperja e njohur shqiptare Loredana e cila është ak.uz.uar nga një çift zviceran për marrje të 900.000 frangave. Ndonëse këngëtarja e mohoi një gjë të tillë, nga dita në ditë për të dalin lajme të ndryshme që e fajësojnë.

Së fundmi, një media zvicerane ka marrë mendimin e qytetarëve të zvicrës dhe i ka pyetur ata në lidhje me Loredanën dhe a e njohin këngëtaren. Ndonëse përgjigjet kanë qenë nga më të ndryshmet, shumica prej tyre rrëfyen se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për të.

Lidhur me këto përgjigje “Nau.ch” në Zvicër ka thumbuar keq Loredanën duke shkruar një artikull për të me titullin “Reperja Loredana është një fantazmë në Emmenbrücke.” Ndonëse Loredana është rritur dhe këngët e saj  kanë qenë në top lista në Zvicër, qytetarët habisin teksa thonë se nuk e njohin këngëtaren.

Burimi:Lajmi.net.