Mbrëmjen e djeshme është mbajtur në Tel Aviv nata e para gjysmëfinale e Eurovizion, e cila u prezantua nga Assi Azar, Erez Tal, supermodelja e njohur Bar Refaeli dhe Lucy Ayoub. Siç është tashmë traditë mbrëmja ka nisur me performancën fantastike të fitueses së vjetshme Nedda e cila performoi këngën 'Toy'.

Mbrëmja kishte rezervuar shumë surpriza dhe performanca pafund, ndërkohë që në fund u kualifikuan për në finalen e madhe 10 shtete si: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia. Ndërsa Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli janë automatikisht në finale.

Kujtojmë që këngëtarja Jonida Maliqi me këngën 'Ktheju Tokës' do të performojë nesër dhe siç dihet ajo është e 14-ta në radhë për të kënduar.






