Nga Shqipëria / E Martë 14 Maj 2019, 23:11

Publikohet pjesa që Luana fshiu nga videoklipi i ri (Video)

Pak ditë më parë Luana Vjollca publikoi videoklipin e saj më të ri me titull "Sonte" në bashkëpunim me Ramadan Krasniqin. Kënga u pëlqye shumë dhe ka arritur 1 milion shikime në Youtube.

Mirëpo një skenë nga videoklipi Luana e ka fshirë dhe këtë e bëri të ditur vetë.

Këngëtarja ka postuar në Instagram një video ku shfaqet e veshur me fustanin me tyl teksa prapa saj qëndrojnë balerinat me gota në duar.

"Skena që nuk doli në klip", shkruan Luana në videon e postuar ku shfaqet paksa e tensionuar pasi siç duket skena nuk i ka pëlqyer shumë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by •luana••vjollca• (@luana_marisa__) on

Këngëtarja dëshiron që videoklipet e saj të dalin gjithnjë perfekt dhe të njëjtën gjë bëri edhe me videoklipin e "Boll u bo tu vujt" ku në një pjesë të tij shkruhej se kërkonte falje pasi nuk i pëlqente asnjë plan.