Nga Shqipëria / E Martë 14 Maj 2019, 23:11

Do bëjë namin këtë verë: Enca publikon këngën me Muharrem Ahmetin

Pak ditë më parë Enca njoftoi se e ka gati projektin e ri muzikor dhe këtë herë do vijë në bashkëpunim. Këngëtarja nuk e bëri të ditur me kë ka bashkëpunuar dhe u thanë shumë emra.

Ditën e sotme "iconstyle" zbuloi se Enca do bashkëpunojë me Muharrem Ahmetin, këngëtari i cili me muzikën e tij ndez klubet.

Bashkëpunimin e Encës me Muharremin e vërteton edhe video e fundit e këngëtares. Enca ka publikuar një pjesë nga kënga dhe në sfond dëgjohet për pak sekonda zëri Muharremit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ENCA (@enca) on

Pritet që kjo këngë të kthehet në hitin e verës. Enca bën të ditur se këngën të plotë do mund ta dëgjoni të premten.