Nga Shqipëria / E Martë 14 Maj 2019, 21:09

Ulet ndjeshëm numri i lindjeve në Shqipëri, cili është shkaku

Shqiptarët po lindin gjithnjë e më pak. Sipas Institutit të Statistikave, numri i bebeve të linudra në tre-mujorin e parë të këtij viti ka shënuar një rënie me 10.1% krahasuar me tre-mujorin e parë të vitit 2018.

Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 97 lindje, duke reflektuar një rënie prej 21,8 %. Ndërsa rritje u shënua në qarqet Dibër, Korçë, e Kukës.

Tirana është qyteti me numrin më të lartë të lindjeve, me 1985 lindje, por gjithsesi ka shënuar një rënie me 9.4% krahasuar me 3 mujorin e parë të vitit të kaluar.

Për këtë tkurrje të familjes qytetarët bëjnë përgjegjës kushtet ekonomike dhe emigracionin.

Burimi: tvklan.al