Nga Shqipëria / E Martë 14 Maj 2019, 21:09

'Një jetë është pak me ty', Genci emocionon Eni Koçin me dedikimin

Genc Prelvukaj di vërtet si ta bëjë Enin të lumtur dhe këtë e ka vërtetuar me postimin e fundit në Instagram. Këngëtari shumë i dashur për publikun ka postuar një foto të Enit dhe e krahason me hënën, bukuria e së cilës nuk venitet kurrë.

"Kjo eshte Hana. Bukuria e saj e vertete, qe nuk ndryshon kurre, qe nuk venitet as iken, eshte nga brenda.  Miresia qe rrjedh perbrenda saj eshte me e madhe se oqeanet ndersa buzeqeshja jep drite ne cdo pjese te jetes ku eshte vertete erret.  Me vjen inat sepse fjalet jane aq te varfuna te pershkruaj sic duhet. Nje jete eshte pak me ty", shkruan Genci.

Eemocionuar nga ky dedikim, Eni i ka komentuar Gencit: "Awww".

Kujtojmë që Eni dhe Genci janë bashkë prej gati 3 vitesh. Pritet që së shpejti edhe ata t'i japin fund beqarisë pasi pak muaj më parë Eni mori propozimin për martesë nga Genci.