Nga Shqipëria / E Martë 14 Maj 2019, 20:08

'Vajza e një mbreti', Zaimina i bën dedikimin e veçantë bashkëshortit dhe të bijës

Dikur Zaimina preferonte që jetën private ta mbante larg vëmendjes së mediave, por pas lindjes së vajzës, biznesmenia poston shpesh foto të familjes së saj të vogël e të mrekullueshme.

Ditën e sotme Zaimina ka fotografuar një moment shumë të veçantë të bashkëshortit, Klodit i cili shfaqet duke mbajtur në supe vajzën e tyre Khloen.

"Vajza e një mbreti. Një baba e mban dorën e vajzës së tij për një kohë të shkurtër, por ai mban zemrën e saj përgjithmonë", shkruan Zaimina.