Dikur Zaimina preferonte që jetën private ta mbante larg vëmendjes së mediave, por pas lindjes së vajzës, biznesmenia poston shpesh foto të familjes së saj të vogël e të mrekullueshme.

Ditën e sotme Zaimina ka fotografuar një moment shumë të veçantë të bashkëshortit, Klodit i cili shfaqet duke mbajtur në supe vajzën e tyre Khloen.

"Vajza e një mbreti. Një baba e mban dorën e vajzës së tij për një kohë të shkurtër, por ai mban zemrën e saj përgjithmonë", shkruan Zaimina.







