Pak ditë më parë Eni Koçi zbuloi se shumë shpejt do të publikojë projektin e ri muzikor i cili do vijë në bashkëpunim. Mirëpo emrin me të cilin do të bashkëpunojë për këtë projekt Eni e mbajti sekret.

Ditën e sotme këngëtarja ka vendosur ta zbulojë vetë me anë të një postimi në Instagram.

Eni ka zbuluar se kënga e re do të publikohet në 16 maj dhe do të jetë në bashkëpunim me reperin Elinel.

Së fundmi këngëtarja ka realizuar edhe një bashkëpunim me Olsi Bylykun, projekt i cili rezultoi i suksesshëm.








