Vetëm pak muaj më parë, këngëtarja Rita Ora i dha fund marrëdhënies me Andrew Garfield, ndërsa tashmë po aludohet se ka nisur një romancë të re me këngëtarin 3 vite më të vogël se ajo, Liam Payne.

Çifti u kap mat duke darkuar në një restorant në Londër, ndërsa Rita kishte veshur një fustan që i ekspozonte një pjesë të shpinës. Pikërisht për këtë veshje, mamaja i ka lënë komentin epik Ritës në fotot e publikuara në Instagram.

"Oh jo... zemër do të ftohesh ashtu. Hi hi"- shkruan me humor mamaja e këngëtares, koment i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.






