Nga Shqipëria / E Martë 14 Maj 2019, 16:04

Momente emocionuse: Këngëtari shqiptar takohet me familjen pas disa muajsh

Këngëtari shumë i dashur për publikun, këngët e të cilit janë hite, Lyrical Son është bashkuar me familjen e tij në Amerikë. Prej disa kohësh ai ndodhej në Kosovë për të përfunduar projektet muzikore dhe tanimë kishte ardhur koha që të shkonte sërish në Amerikë, atje ku jeton bashkëshortja e tij dhe dy vajzat.

Momentet e bukura të bashkimit të këngëtarit me familjen i ka publikuar bashkëshortja e tij Gresa.

Në foto Lyrical Son shihet duke përqafuar vajzën e tij të madhe, Evën e cila duket shumë e lumtur në krahët e të atit. 

"Na ke munguar shumë", shkruan Gresa.

Pak muaj më parë këngëtari u bë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij solli në jetë sërish një vogëlushe të cilën e pagëzuan me emrin Erika.