Të shumtë janë artistët shqiptarë të cilët me talentin e tyre kanë arritur të depërtojnë në tregjet e huaja të muzikës dhe të kthehen në emrat më të njohur në mbarë botën.

Përmendim këtu Dua Lipën, Rita Orën, Bebe Rexhën, Ava Max, si edhe reperin Gashi. Mirëpo, duket se këtyre emrave do t'i shtohet edhe një tjetër talent shqiptar.

Këngëtari Edward Skera po korr sukses të madh në Europë dhe botë. Disa javë më parë, ai u rendit në vendin e shtatë në botë për prurjet e reja në platformat online, ndërsa këngët e tij po priten mjaft mirë nga publiku dhe me siguri në një periudhë të shkurtër kohore, këngëtari shqiptar do të korrë famë e sukses të madh.
View this post on Instagram






