Nga Shqipëria / E Martë 14 Maj 2019, 12:12

Sot po çmend botën me pamjen e saj, por Duan para famës s’keni për ta njohur

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është padyshim një ndër më të preferuarat dhe me anë të këngëve të saj ka arritur që të krijojë shumë fansa në të gjithë botën. Siç dihet ajo komentohet gjatë nga mediat për jetën e saj private, por edhe për pamjen dhe look-un e saj.

Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen e këngëtares pasi motra e saj Rina mbush 18-vjeç. Nëpërmjet disa fotove të vjetra ku shihen shumë të vogla në moshë, Dua ka vendosur të urojë Rinën me urimin më special.

“Rina Pina. 18 vjeç, por gjithmonë bebja ime. Gëzuar ditëlindjen engjëlli im. Shumë krenare për ty (po qaj) për atë që je bërë. Të të shikoja duke u rritur ka qenë një nga gjërat e mia më të preferuara në botë. Të dua pafundësisht. Do të shtrydh 18 herë që ta dish se është e vërtetë. Shpresoj që ky vit të jetë akoma më i mirë. Fotografia e fundit tregon se si ndjehem unë që ti mund të pish legalisht”, ka shkruar këngëtarja poshtë postimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on