Nga Shqipëria / E Martë 14 Maj 2019, 11:11

E shan për gjestin e papërshtatshëm me të ëmën, flasin përfaqësuesit e Malumës

Këngëtari i njohur Maluma zgjodhi që të uronte nënën e tij për ‘Ditën e nënës’ nëpërmjet një fotoje ku shihej duke u puthur me të në b.uzë. Kjo foto nuk u prit aspak mirë nga fansat e tij të cilët të irrituar shpërthyen kundër këngëtarit dhe e quanin këtë foto jo të përshtatshme.

Mjaftuan këto komente dhe fotoja bëri xhiron e rrjetit dhe u komentua në të gjithë mediat botërore. Lidhur me kritikat që Maluma mori pas postimit kanë reaguar së fundmi edhe përfaqësuesit e tij të cilët kanë shpjeguar se në kulturën latine një gjest i tillë është më se normal.

“Gjëja e bukur është se ai u pranua në tregun e muzikës amerikane me krahët e hapur dhe mendoj se kjo është diçka globale. Tani njerëzit do të kenë mundësinë të shohin anë të ndryshme të kulturës në mënyra të ndryshme. Është normale në kulturën latine, veçanërisht nëse je djalë i vetëm ose fëmija i vetëm i shtëpisë. Është afeksion dhe një formë respekti. Maluma është i hapur për atë që është dhe vlerat e kulturës së tij”, kanë përfunduar menaxherët e këngëtarit duke i dhënë një herë e mirë fund ofendimeve të fansave.