Reperi me origjinë shqiptare Gashi është bërë shumë i njohur në Amerikë që pas bashkëpunime të fundit që kanë rezultuar të suksesshme. Ai është shumë aktiv dhe ndjekur në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikon foto dhe video ku përshëndet të gjithë fansat e tij shqiptar.

Gashi përherë e tregon hapur dashurinë që ka për vendlindjen e tij dhe së fundmi nëpërmjet një postimi ka vendosur që të bëj një tatuazh për Kosovën. Reperi ka shkruar në pjesën e barkut 'Kosova' duke treguar kështu se do e ketë gjithmonë me vete.

“Më duhej të de.piloja leshin”, ka shkruar me shaka reperi duke treguar se ç’ka hequr për të realizuar këtë tatuazh, por më pas përshkrimin e ka fshirë.







